I vdiq pacienti në shtëpi/ Policia arreston menjëherë mjeken. Ja për çfarë dyshohet. (Detajet)

0
Ngjarje e rëndë/ I vdiq pacienti në shtëpi, arrestohet

Policia me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se është arrestuar një mjeke në Shijak, për shkak të mjekimit të gabuar të një pacienti që më pas ka ndërruar jetë.

Policia e Shtetit njofton se vëllai i pacientit që ka ndërruar jetë, E.M., 31 vjeç ka bërë kallëzim për të. Mjekja 47-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk dihet është arrestuar tashmë nga policia. 

Njoftimi i plotë nga Policia:

Shijak – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmZbërthehet grupi që kreu vrasjen e Behar Sofisë në qendër të Tiranës/ Këto janë ngjarjet e tjera kriminale ku janë përfshirë
Artikulli i radhësKosovë/ KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit