Këto ditë, SHBA-të, Izraeli, Franca dhe Qiproja janë duke zhvilluar një stërvitje të përbashkët në ujërat e Egjeut Lindor, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.
Përballë kësaj situate, turqit ka reaguar ashpër, ku mediat vendase e kanë konsideruar këtë veprim si një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të Turqisë në Egje.
Mësohet se në këtë stërvitje marrin pjesë 22 anije ushtarake si edhe aeroplanmbajtësja amerikane “USS Eisenhower”, e cila transporton edhe një numër të madh gjuajtësish F-15 dhe F-16.
Në stërvitjen në fjalë marrin pjesë 5 mijë ushtarë nga vendet në fjalë. Stërvitja po kryhet për të testuar shpejtësinë e reagimeve ndaj rreziqeve të përbashkëta, megjithatë ekspertët e sigurisë e lexojnë atë si një mesazh të fortë ndaj Turqisë, e cila tashmë ndodhet në një aleancë të ngushtë më Rusinë, pavarësisht se bën pjesë në NATO.
Turqia ka blerë sistemet raketore S-400 nga Rusia, ndërsa kanë një marrëveshje edhe për ndërtimin e një centrali bërthamor, gjë që tregon afërsinë mes këtyre shteteve, tashmë rivale të SHBA-ve.