‘Për vete u vaksinove me Pfizer, mësuesve po ju bë AstraZeneca’/ Komentuesit akuzojnë Ramën në Facebook

0

Mbrëmjen e djeshme mbërritën në Rinas mbi 38 mijë doza nga Astra Zeneca, ndërsa sot filloi vaksinimi i mësuesve për të vijuar të hënën në të gjithë vendin.

Por një pjesë e qytetarëve janë skeptikë nisur nga efektet që ka dhënë vaksina në disa shtete të BE-së që e kanë pezulluar.

Pavarësisht se Edi Rama sqaroi se seria e dozave që erdhën në Shqipëri nuk ka lidhje dhe është tjetër nga ajo që ka dhënë efektet anësore në disa shtete debati në Facebook me replika ka qenë i fortë.

Një komentues i shkruan se gjysma e mësuesve do të ikin për lesh nga vaksina Astra Zeneca, ndërsa Ramës i kujton se për vete mori dozën e Pfizer, ndërsa kryeministri i përgjigjet në këtë mënyrë “Sa turp, kur flet padija”.

Artikulli i mëparshëmZëri Amerikës: Rama dhe parlamenti vazhdojnë të shkelin hapur kodin zgjedhor
Artikulli i radhësGazetarja e njohur bën deklaratën bombë/ Vrasësi i Sofisë harroi celularin:‘Do arrestohen emra shumë të njohur të biznesit dhe…’