Basha: Koha kur Elbasani ishte në hyqmin e kriminelëve të Ramës, ka marrë fund

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sërish për mediat nga qyteti i Elbasanit, për përplasjet mes simpatizantëve PD-PS.

Pas një takimi me gratë e këtij qyteti, në kuadër të 25 Prillit, Basha i mëshoi akuzës së lëshuar më parë, se Rama provokoi qytetarët me miqtë e tij kriminelë sepse është i dëshpëruar për humbjen që do të përjetojë më 25 prill.

Basha gjithashtu u shpreh se koha kur Elbasani ishte nën terrorin e kriminelëve të Edi Ramës, ka marrë fund.

“Dua ta them fare qartë se, koha e Edi Ramës ka marrë fund, dhe Rama e di këtë. Është për të ardhur keq që edhe në javët e fundit të tij, siç ka bërë rëndom këto 8 vite, ai provokoi qytetin e Elbasanit duke treguar dëshpërimin që e ka kapluar me miqtë e tij kriminelë.

Por koha kur qyteti dhe qytetarët e Elbasanit ishin në hyqmin e kriminelëve të Edi Ramës, ka marrë fund. As nuk na tremb, dhe as nuk do të na ndalë dot. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë ndryshimin që shqiptarët mezi e presin”, – tha Basha.

Artikulli i mëparshëmShevchenko: Maldini ka bërë një punë të mrekullueshme tek Milan, Gattuso është lider
Artikulli i radhësHemorragji dhe mpiksje gjaku edhe te të rinjtë/ Pezullohet vaksina e AstraZeneca