
Në të njëjtën kohë e në të njëjtin shesh, për shkak se të dy gjenden në Elbasan për 14 marsin, dy politikanët më të rëndësishëm në vend, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë provuar klimë krejt të kundërt.
Kreu i Opozitës ka ndjerë e shijuar Ditën e Verës me ngrohtësinë që solli pritja e rezervuar nga mbështetësit e qytetarët, ndërsa Kryeministri ka përjetuar një ditë dimri, duke qënë se sapo u shfaq në bulevard me shtatlartësinë e tij, shpërthyen thirrjet; Rama Ik.
Këto janë ndodhi reale, në rrugë dhe mes njerëzve. Ndoshta sondazhet e propagandës qeveritare flasin ndryshe, po sot në Elbasan ato shifra virtuale u rrëzuan me zhvillim real.
Në cdo qytet, shefi i rilindjes që kërkon të rrijë në pushtet deri më 2030-tën, po sheh nga afër sosjen e lavdisë.
Aq sa, as ai, as skota që e quan skuadër, nuk bëjnë dot takime me njerëz e qytetarë, por thjesht evente me struktura e punonjës administrate që urdhërohen të marrin pjesë.
Dhe është e kuptueshme pse; nga zhgënjimi, gjendja po kthehet në revoltë. Kjo për shkak të sjelljes së vetë Ramës e servilëve të tij, dhe refuzimit me arrogancë për të pranuar se bota ku jetojnë ata që e shesin si parajsë, është vetëm oazi i tyre privat, pasiqë njerëzit masivisht janë në skamje, pamundësi e në nevojë të dëshpëruar për ndryshim.
Refuzimi me arrogancë për të parë realitetin, u manifestua edhe sot nga Rama, i cili vendos të parakalojë në qytetin me kulturë të Elbasanit, sic bën prej një dekade, me të njëjtin Taulant që e ka shndërruar këtë trevë, këtë qark në feud personal për privilegjet e interesat e tij.
“Rama Ik” është në fakt një protestë elegante e mjaft e përmbajtur. 25 prilli do tregojë përmasat e vërtetë të pakënaqesisë dhe revoltës së popullit.