Edhe njëherë për simptomat COVID-it: Cilat janë të parat

0

Koronavirusi i ri SARS-CoV-2 shkakton COVID-19, dhe simptomat e sëmundjes mund të ndryshojnë nga personi në person.

Disa njerëz të infektuar mund të jenë bartës asimptomatik dhe nuk zhvillojnë ndonjë simptomë të sëmundjes, e të tjerë njerëz mund të kenë një numër simptomash.

Simptomat e hershme

Kur një person infektohet me koronavirus, mund të duhen ndërmjet 2 deri në 14 ditë që të shfaqen simptomat.

Periudha mesatare e inkubacionit është rreth 5 deri në 6 ditë.

Sipas një studimi të botuar në revistën JAMA Network, simptomat më të zakonshme të COVID janë lodhja (68%), shqetësimet shqisore dhe shija (64%), kolla (60%), ethet (55%) dhe dhimbja në muskuj. (45%), dhimbje koke (43%), vështirësi në frymëmarrje (41%) dhe dhimbje të fytit (31%).

Këto simptoma janë më të zakonshmet në fazat e hershme të sëmundjes, ku të sëmurët mund të përjetojnë një nga këto simptoma ose një kombinim të disa prej tyre.

Mjekët besojnë se dhe një temperaturë prej 38 ° C ose më e lartë, është një sinjal COVID.

Gjithashtum, nëse një person kollitet shumë për më shumë se një orë ose ka minimumi tre episode kollitje në ditë, është e mundur të ketë koronavirus.

Simptoma të tjera

Disa pacientë mund të përjetojnë simptoma të tjera të tilla si hundët  e zëna, diarre, të përziera dhe të vjella. Simptomat e koronavirusit janë zakonisht të moderuara ose të lehta te të rinjtë dhe të rriturit.

Simptomat e hershme tek fëmijët janë të ngjashme me ato tek të rriturit. Te ata, më të zakonshmet janë ethet (56%), kolla e thatë (54%) dhe gulçimi (13%). Fëmijët zakonisht shërohen brenda dy javësh.

Artikulli i mëparshëm“Po ikim për pushime”/ Si u kap çifti shqiptar me 12 kg kokainë në Itali
Artikulli i radhësLumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës