Një burrë nga Kalifornia që vrau dy djemtë e tij autikë, është dënuar me mbi dy shekuj burgim për planifikimin e vrasjes së partneres dhe fëmijëve.
Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, ka marrë dënimin maksimal për mashtrim, vjedhje identiteti, pastrim parash dhe planifikim të vrasjeve.
“Ai është një gënjeshtar shumë i zoti dhe nuk është asgjë më tepër sesa një vrasës brutal. Për të vetmen gjë që ankohet është se u kap nga autoritetet”– ka thënë gjykatësi John F. Ëalter.
Elmezayen për veten dhe familjen gjatë vitit 2012 kishte siguruar policën e sigurimit të jetës që kapte vlerën e mbi tre milionë dollarë.
Gjykatësi gjatë seancës ka publikuar incizimet e bisedave telefonike, ku Elmezayen dëgjohet duke pyetur zyrtarët e kompanisë së sigurimit nëse polica e tij është ende aktive a do të shpaguhet në rast se ndonjë anëtar i familjes humb jetën dhe nëse ekspertët të kompanisë do të hetojnë “aksidentin” e mundshëm.
E vetëm dy javë më vonë pasi vuajti dënimin dyvjeçar me burgim, Elmezayen është hedhur në det bashkë me dy djemtë e tij dhe bashkëshorten pranë portit të Los Angeles, ku si pasojë humbën jetën Elhasan, 13-vjeç dhe 8-vjeçari Abdelkrim, të dy me sëmundje autizmi.
E ëma e djemve, Rabab Diab, i mbijetoi “aksidentit” pasi një peshkatar i kishte hedhur jelek shpëtimi.
“I pakënaqur me gjendjen financiare dhe atë në familje, Elmezayen kishte mashtruar duke marrë miliona dollarë nga polica e sigurimit, e më pas ishte hedhur në det me familje me qëllim që të mund t’i tërheq paratë”– ka thënë avokati Nick Hana.
Ai përveç se është dënuar me 212 vite burgim, Elmezayen duhet të paguaj dëmshpërblimin prej 261.751 dollarë.
Atë e pret akoma gjykimi për akuzat për vrasje, ku pritet të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi të dënohet me kusht.