Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi sot në qytetin e Përmeti kandidatët e kësaj force politike për deputetë. Kryemadhi u shpreh se kandidatët e LSI janë më të majtë sesa të PS, pasi realisht përfaqësojnë vlerat dhe historinë e së majtës.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit në Përmet:
25 prilli është për të shkuar në kuti dhe për të votuar. Angazhimi jonë si LSI është për ti dërguar deri në fund. Ashtu siç i kemi në këtë program që janë 5 prioritetet kryesore, arsimi, formalizimi i ekonomisë, rritjen e saj, rritjen e lindshmërive, pasi pak kaq vitesh, ne kemi vdekshmërinë më të lartë se lindshmëria, gjë që do të thotë se po plakemi me ritme shumë të shpejta. Ajo që ne mendojmë dhe është shumë e rëndësishme është fokusimi tek angazhdimet tona dhe premtimet që do mbajmë. Me shquhemi që mbajmë fjalën, ne e dimë t’ju përgjigjemi njerëzve, sepse është e vetmja forcë politike se që nga krijimi i saj ka ardhur duke rritur numrin e votave, është parti e qendrës së majtë, e majtë, parti që socialistët e gjejnë veten shumë më shumë në LSI, sesa në rilindje. Jam e bindur që socialistët e Përmetit e shikojnë Vangjel Tavon më socilist se Bledi Çuçin.
Ju e dini shumë mirë që kur ne luftonim në 96-97 për kushtetutën e në 94, nuk e kishim sa Çuçin e asnjë tjetër nga këto që përfaqësojnë rilindjen. Ishin socialistët, ne ish-freshistët që ishim në krye të çdo proteste, angazhimi e nisme që kishte të bënte me demokracinë e vërtetë, me rritjen e strukturave të partisë.
Sot ne ja ku jemi. Sot jemi përballë një të keqe, që kërkon tjetërsimin tonë. E diskutuam edhe në Gjirokastër. Largimi i të gjithë drejtorive rajonale nga Gjirokastra, drejt Fierit, Vlorës dhe Tiranës ndoshta. Çfarë po ndodh. Po ndodh që të largosh edhe një spital rajonal, Përmetit i bie më mirë ta kalojë të sëmurin në krah, klandestin se të shkojë deri në Fier. Mungesa e vëmendjes dhe largimi i të gjithë infrastruktës dhe shërbimi për qytetet si Përmeti, Memaliaj, Tepelena, çfarë po bën, po i detyron të largohen.
Mirë me ekonominë që i detyroi të largohen, tani po i detyron të largohen me mungesën e shërbimeve, arsimit, strukturës shëndetësore. Tashmë me marrë një certefikatë ne nuk kemi më mundësi ta merrni këtu, por sipas llogjikës së Ramës, njerëzit duhet të harxhojnë mijëra lekë, që ti hipin furgonit, për të shkuar qoftë në Gjirokastër apo në Lushnje. Rritja e shpenzimeve për qytetarët është mjaft e madhe. Prandaj dhe ne në 25 prill e kërkojmë votën tuaj, që të zhbëjmë këto rregulla absurde të Ramës, por kanë vetëm një gjë.
Largimin e njerëzve, rritjen e pakënaqësisë dhe largimin e tyre. Unë do të ju bëja thirrje të votoni Eltin, të votoni kë ju pëlqeni në LSI, janë 6 kandidatë, burra e gra, që përfaqësojnë LSI, vlerat e saj, integritetin tonë dhe ajo që është më e rëndësishme është se jam e bindur se siç ka kujdesin e një mjeku Vangjeli që hap telefonin, ashtu dhe si politikan është nga të vetmit që është 24 në 24 orë, aq sa unë i them që baterinë e telefonit na e hedh në tokë ne kur ka për të zgjidhur hallet e njerëzve.
Kandidatët e LSI, Qarku GJIROKASTËR
- 1.VANGJEL TAVO
- 2.MYRVETE ASQERI
- 3.ELTON ISMAILI
- 4.ALBERT MALAJ
- 5.ERALD ALIKA
- 6.FRESKIDA ÇAKO