Rama – Bashës: Po flet përçart për banda e kriminelë, ndahu nga Likja e Saliu

0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave dhe paralajmërimeve të kryedemokratit Lulzim Basha, që të mos guxojë të kërcënojë qytetarët e Elbasanit me banda kriminale.

Në një postim në “Twitter”, Rama i drejtohet duke i thënë se është bërë një manekin qesharak i pengmarrësve Meta-Berisha, dhe se po flet përçart.

“Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot, po bëhu pak burrë”, – vijon Rama.

Përplasja virtuale mes Ramës dhe Bashës vjen fill pas përleshjes së simpatizantëve PD-PS në qendër të qytetit të Elbasanit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter”:

Artikulli i mëparshëm“Ik merr maskën”/ Rama nuk shtyn me duar Kushin, siç bëri me gazetaren
Artikulli i radhësKryemadhi në Përmet: Rama po u heq shërbimet qytetarëve, në 25 prill ti themi ndal