Thirrjet ‘Rama ik’/ Policia nuk prek ‘horrat’ që shoqërojnë kryeministrin, por ndalon protestuesit

0

Një zhvillim i pazakontë u regjistrua të dielën në Elbasan. Mijëra qytetarë e pritën kryeministrin me thirrje ‘Rama ik’.

Por ndërsa kryeministri Edi Rama e uli kokën dhe vazhdoi drejt një kafeneje, shoqëruesit që e ndiqnin nga pas u turrën si të çmendur ndaj turmës së madhe të protestuesit.

Disa prej këtyre ‘çunave problematikë’ fillimisht sulmuan verbalisht protestuesit dhe më pas i dhunuan. Dhuna e tyre barbare nuk kurseu as një të moshuar.

Forcat policore ishin të pranishme dhe ndërhynë për të ndalur dhunën. Megjithatë ata shoqëruan vetëm protestuesit që thërrisnin ‘Rama ik’ dhe falën të gjithë ‘çunat problematikë’ të eskortës së Ramës.

Pas ngjarjes reagoi kreu i opozitës, Lulzim Basha. Ai tha se shoqërohet nga intelektualët, kurse Edi Rama nga banditë me armë në brez.

Artikulli i mëparshëmDitë vere për Bashën, ditë dimri për Ramën
Artikulli i radhësKryeministrin e presin në Elbasan me thirrje masive “Rama ik”!