Ferrari, arsenal municionesh dhe 600 kg kokainë/ Shkatërrohet banda më e madhe në Madrid

0

Policia spanjolle ka arrestuar 12 anëtarë të bandës më të madhe të drogës në Madrid dhe sekuestroi një Ferrari me vlerë 250 mijë euro, një arsenal armësh dhe një shpatë japoneze.

Po ashtu, policia ka arritur që të sekuestrojë 600 kilogramë kokainë, në një sërë bastisjesh të kryera. Banda besohet se ka qenë shumë e dhunshme.

Mes sendesh të sekuestruara, janë edhe 20 makina të shtrenjta, si dhe 700 mijë euro cash.

Anëtarët e bandës kanë përdorur emra të tjerë, jo të vetët e jetonin në vende luksoze.

Kreu i organizatës, që ishte maroken, kishte lidhje me bandat në Kolumbi, Marok, Spanjë dhe Evropën Veriore.

Artikulli i mëparshëmMjeku Ilir Alimehmeti del me mesazhin e rëndësishëm për vaksinat e “AstraZeneca”-s,
Artikulli i radhësPas lajmit të bujshëm për ndarjen nga Jennifer Lopez, reagon Alex Rodriguez