Humb jetën nga koronavirusi një 32-vjeçar

0

jë tjetër i ri ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Alban Hidri, 32 vjeç, babai i një fëmije 2 vjeç ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ai ishte i shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” ku prej një jave ishte intubuar. 32-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ai ishte i angazhuar në politikë dhe aktualisht ishte kryetar i grupseksionit të PD në Belsh.

Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.
Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij.

Artikulli i mëparshëmTakimi madhështor/ Basha pritet në Kamzë si kryeministër i Shqipërisë
Artikulli i radhësPasi deklaroi se nuk do të lejohet ndarja e fjalëkalimit, përdoruesit “kryqëzojnë” Netflix: Budallallëk!