Nxorri sekretin hetimor/ Spak shpall moskompetencë për dosjen e ish-zv.drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për trajtimin e dosjes së ish-zv.drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi. Shkëmbi u pezullua pas një informacioni të ardhur nga drejtësia gjermane se ai ka paralajmëruar dy trafikantë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn, për të cilët autoritetet gjermane kishin kërkuar hetim dhe bashkëpunim. Sipas informacionit të siguruar nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Kolegji penali i Gjykatës së Lartë arsyeton se bazuar në prova, i hetuari Artan Shkëmbi mund të ketë përcjellë informacion tek personat që janë në hetim në Gjermani, nëpërmjet një personi të tretë.

Artikulli i mëparshëmPasi deklaroi se nuk do të lejohet ndarja e fjalëkalimit, përdoruesit “kryqëzojnë” Netflix: Budallallëk!
Artikulli i radhësPekini përfshihet prej stuhisë së rërës, ndotja rrezikon shëndetin e qytetarëve