Pasi deklaroi se nuk do të lejohet ndarja e fjalëkalimit, përdoruesit “kryqëzojnë” Netflix: Budallallëk!

0

Përdoruesit e Netflix po shfrytëzojnë mediat sociale për të shfryrë zemërimin pas goditjes së shërbimit streaming për ndarjen e fjalëkalimit në Netflix. Disa përdorues shohin në ekran tabelën që shkruan ‘Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, ju duhet llogaria juaj për të vazhduar të shikoni’.


Atëherë u kërkohet të futin një kod që i është dërguar me email për të vazhduar gjë që mund të shkaktojë një problem nëse nuk janë në kontakt me ta.

Shikuesit mund të vonojnë verifikimin dhe të vazhdojnë të shikojnë Netflix, por mund ta shohin alarmin përsëri herën tjetër kur të hapin aplikacionin.

Sidoqoftë, ekspertët e sigurisë kanë aprovuar masën për promovimin e sigurisë në internet, duke ulur gjasat që detajet e kartës së kreditit të bien në duar të gabuara.

Sipas një studimi të vitit 2019, Netflix, i cili sapo ka zbatuar një rritje të çmimeve, mund të humbasë deri në 192 milion dollarë të ardhura çdo muaj nga ndarja e fjalëkalimit.

Testi vjen menjëherë pasi Netflix rriti tarifat.

Firma njoftoi se ishte duke rritur paketën e saj standarde  e cila lejon dy ekranet të hyjnë në një llogari, si dhe HD – me 1 në muaj, nga 8,99 £ në 9,99 £, në Janar.

Rreth 33 përqind e përdoruesve të Netflix ndajnë fjalëkalimet e tyre me të paktën një person tjetër, sipas firmës kërkimore Magid.
Me këtë iniciativë, Netflix duket se po inkurajon përdoruesit të paguajnë për llogarinë e tyre duke çuar potencialisht në më shumë të ardhura për kompaninë.
Një kritik në Twitter tha: ‘Ata po bëhen shumë lakmitarë … në ngritjen e çmimeve për përmbajtjen mediokre … nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, ata do të rrëzohen.’

Dikush tjetër theksoi se reagimi i ashpër mund t’i largonte njerëzit nga shërbimi: ‘Kjo është budallallëk dhe i panevojshëm, ju do të dëmtoni kompaninë tuaj duke bërë budallallëqe si kjo,’

 
Netflix, shërbimi më i madh në botë me 200 milion abonentë globale, është i njohur për shfaqjet hit si The Crown, Bridgerton dhe The Queen’s Gambit.
Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë po përballet me konkurrencën nga të tjerët si Dinsey +, i cili hapi një kanal të ri muajin e kaluar duke shfaqur një gamë të gjerë të përmbajtjes për shikuesit dhe tregon se nuk është përshtatur vetëm për fëmijët.

Artikulli i mëparshëmHumb jetën nga koronavirusi një 32-vjeçar
Artikulli i radhësNxorri sekretin hetimor/ Spak shpall moskompetencë për dosjen e ish-zv.drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi