Pekini përfshihet prej stuhisë së rërës, ndotja rrezikon shëndetin e qytetarëve

0

Një shtresë e trashë pluhuri të verdhë ka kapluar kryeqytetin kinez, Pekin. Është rërë nga shkretëtira Gobi që ka përfshirë kryeqytetin kinez dhe ndotja e ajrit ka arritur nivele alarmante.

Të hënën në mëngjes, sipas kohës lokale, në disa rrethe u bë matja ku ka arritur vlerën PM10 prej 8,000 mikrogramë për metër kub.

PM10 tregon përmbajtjen e ndotësve të ajrit në formën e grimcave shumë të vogla të cilat, kur thithen, janë të rrezikshme për shëndetin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që përmbajtja mesatare ditore PM10 të mos jetë më shumë se 50 mikrogramë për metër kub.

Përmbajtja e PM 2.5, madhësia e grimcave që konsiderohet më e rrezikshme për shëndetin, ishte të hënën në mëngjes mbi 300 mikrogramë për metër kub.

Mesatarja e Kinës është zakonisht 35 mikrogramë për metër kub.

Sipas autoritetit meteorologjik të vendit, ajo është stuhia më e fortë e rërës në dekadat e fundit.

Artikulli i mëparshëmNxorri sekretin hetimor/ Spak shpall moskompetencë për dosjen e ish-zv.drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi
Artikulli i radhësHetimi britanik ndaj gruas së Assadit: Ka provokuar ose inkurajuar aktet e terrorizmit