Po transportonin 26 klandestinë drejt Tiranës, arrestohet një 17-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorët e tij

0

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për ndihmë kundejt fitimit ndaj emigrantëve të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” është vënë në pranga shtetasi P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme.

Artikulli i mëparshëmLihet në burg Ernejt Shyti/ Ja si u përpoq 23 vjeçari të mashtronte kamerat e sigurisë pas vrasjes së Bujar Sofisë
Artikulli i radhësRama sulmon opozitën dhe mburret me punët e Partisë Socialiste