Kreu i qeverisë, tashmë i ka kthyer në zakon sulmet ndaj opozitës, duke thënë se ata (opozita), nuk janë as për qytetarët dhe as për Shqipërinë. Nga ana tjetër, mburret se vetëm Partia Socialiste ka bërë punë të mira e të vështira.
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Rama tha se në mandatin e tretë, pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha, do të rriten me 40 për qind, ndërsa pagat e administratës publike do të rriten me 30 për qind. Ndërkohë, kreu i qeverisë theksoi se pagat e politikanëve nuk do të ndryshohen deri në vitin 2025.
“Populli është gati të na mbështesë se e di që ne jo vetëm që nuk i kemi bërë bisht gjërave të vështira, por punët më të vështira kanë qenë edhe gjërat më të mira që kemi bërë. Reforma e energjisë, reforma e qeverisjes vendore, reformave e shërbimeve të qytetarëve, reforma e pronës që është futur në rrugë të drejtë përmes ligjit të ri mbështetur edhe nga gjykata e Strasburgut, Reforma e Drejtësisë. Gjëra të vështira. Punë të vështira që po të ishin nisur 630 vjet më parë sot Shqipëria do ishte më ndryshe, por askush nuk e pati vizonin dhe kurajon.“-deklaroi më herët Rama.
Kryeministri u shpreh se kushdo që të përfundojë si pulat e Gon Dukës, le të rrijë pakicë me pakicën, ndërsa shtoi se PS-ja do të vazhdojë të jetë për shumciën. Më tej, kreu i ekzekutivit tha se ata duhet të bëjnë kujdes më 25 prill.
“Njerëz a do ta kuptoni apo nuk do ta kuptoni. Dhe kur do ta kuptoni se këta nuk janë as për ju dhe as për Shqipërinë. Kushdo që të përfundojë si pulat e Gon Dukës le të rrijë pakicë me pakicën se ne do vazhdojmë të jemi shumicë për shumicën.
Në këto dy mandate ne ulën taksat mbi pagën dhe rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve, mësuesve, punonjësve të Policisë së Shtetit. Jam unë i pari që e di që nuk mjafton.
Prandaj në mandatin e tretë, pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten 40% më shumë. 30% do rriten pagat e punonjësve të administratës publike.
Ndërsa pagat e politikanëve do të mbeten siç janë deri në vitin 2025. Sot kur fantazma e taksës së sheshtë është rishfaqur i them atyre të bëjnë kujdes më 25 Prill.
E para, kjo është e pasigurt, ndërsa e dyta për ata mos e harroni se kush quhej biznes i vogël për ata. Rrini drejt dhe na mbështesni në rrugën e re me zero taksë. Jeni ata që fitoni më pak. Ndërsa këta juve ju marrin më shumë.
Nuk ka mundësi të ju dalë për mirë nëse dilni nga rruga e re. Po kur thonë falimentuan bizneset e vogla, para 7 vitesh të punësuarit në bizneset e vogla ishin 52 mijë. Sot janë 152 mijë. Unë e di që nuk mjafton vetëm të hapin vende pune por duhet të krijojmë vende të reja pune në sektorin privat”, – tha Rama.