Erald Halili është një ndër emrat më të përfolur të momentit pasi ai realizoi një video mbreslënëse me bukuritë e Shqipërisë.
Një udhëtim me dron nëpër të gjithë skajet e këtij vendi, nga Vermoshi në Konispol, për të na kujtuar se sa e bukur është Shqipëria jonë dhe sa shumë vende kemi për të eksporuar këtu.
Brenda dy ditësh, kjo video u bë mjaft virale dhe mori mijëra pëlqime, shpërndarje dhe komente.
Së fundmi, Halili ka ndarë në InstaStory suksesin e rradhës, ku vihet re biseda Mark Zuckerberg, i cili i ka shkruar:
“Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente?
Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories.
Urime”, shkruan Zuckerberg dhe përgëzimin e shoqëron me një emoji duartrokitje.