Industria e naftës në Mbretërinë e Bashkuar po përballet me një rënie të dukshme të prodhimit për shkak të rënies së investimeve si pasojë e pandemisë, raporton Bloomberg, duke cituar të dhëna nga Oil & Gas UK.
Prodhimi i naftës në vend tashmë ka rënë me 5 përqind krahasuar me vitin e kaluar dhe do të vazhdojë të bjerë më tej, pasi investimet në këtë sector ranë me 23 përqind, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2004, tha organi zyrtar i industries prodhuese dhe përpunuese.
“Shumica e ndërmarrjeve në industrinë e naftës do të mbeten në gjendje të brishtë”, edhe kur ekonomitë të fillojnë të rihapen plotëisht, tha shefi ekzekutiv Deirdre Michie. “Ky vit ka të ngjarë të mbetet shumë sfidues, pasi kompanitë vazhdojnë të lundrojnë në ujra të turbullta sa i takon shtimit të investimeve me pandeminë në njërën anë dhe kërkesën e ulët nga konsumatorët në anën tjetër që rrisin pasiguritë për të ardhmen e afërt.”
Organizata vlerëson se prodhimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar do të zvogëlohet edhe me 5 deri në 7 për qind të tjera në vijim të këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm.
Bursa për datën 16 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 639.50 | – 8.25 |
DIESEL | 532.00 | – 5.75 |
©aktualitet.al