
Pas kërkesës së KQZ-së për të nisur verifikimin e kandidatëve për deputet të listave të 25 prillit, janë konstatuar tre kandidatë me probleme, për të cilët KQZ i ka kërkuar sektorit të Dekriminalizimit të kryejë hetime më të thelluara për to.
Mësohet se një është nga lista e PD-së në Durrës Rezart Tusha dhe dy janë kandidatë të pavarur, konkretisht Boiken Abazi nga Vetëvendosje, si dhe Pal Shkëmbi kandidat i pavarur.