“2664 mësues të vaksinuar me AstraZeneca”/ Manastirliu: Janë më të mbrojtur

0

2664 mësues kanë marrë vaksinën e AstraZenecës kundër COVID-19, në disa qytete të vendit. Lajmin e ka njoftuar përmes një statusi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja shkruan se ata janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, ndërsa procesi po shtrihet në të gjithë vendin.

“2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga COVID, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin”, ndan ministrja.

Artikulli i mëparshëmLe të debatojmë për Enverin pas 25 prillit
Artikulli i radhësKLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha