Interi në ankth, D’Ambrosio pozitiv me Covid-19!

0

Pas temperaturës dhe momenteve të ankthit ka ardhur edhe përgjigjia e tamponit për Danilo D’Ambrosion. Mbrojtësi i Interit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është karantinuar menjëherë, duke u shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

D’Ambrosio ndjeu shqetësime që pas sfidës ndaj Torinos dhe shkaku ka qenë pikërisht infektimi me koronavirus.

Tashmë të gjithë futbollistët do t’u nënshtrohen tamponëve, ndërkohë që D’Ambrosio do të humbasë ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Sassuolos ndërkohë që mund të përfitojë nga ndalesa e kombëtareve për t’u kthyer në dispozicion të Contes në fillim të muajit prill.

Pas lajmit, D’Ambrosio ka reaguar në rrjetet sociale, ku postoi një mesazh dhe ku falënderonte njerëzit për mesazhet e dërguara: “Faleminderit për mesazhet dhe telefonatat e shumta. Për fat ndihem mirë, thjesht kam ethe dhe pak i lodhur. Tani, jam izoluar dhe do të qëndroj në shtëpi i izoluar për disa javë. Shihemi së shpejti, Danilo”.

Artikulli i mëparshëmDetajet tronditëse, zbulohet shuma e majme që hajdutët grabitën në shtëpinë e Di Marias
Artikulli i radhësEuropa League/ Rikthime të rëndësishme te Milani, Ibra dhe tre të tjerë gati ndaj Manchester United