KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha

0

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për magjistraten Enkeleida Hoxha, e cila akuzohet se ka liruar nga qelia disa të “fortë” të dënuar për vepra të rënda penale.

Me urdhër të SPAK, Enkeleida Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit. Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.  Pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë vijon verifikimi për vendimmarrje të ngjashme bazuar në procesin e inspektimit tematik në gjykatat e prokuroritë e vendit.

Artikulli i mëparshëm“2664 mësues të vaksinuar me AstraZeneca”/ Manastirliu: Janë më të mbrojtur
Artikulli i radhës7 të arrestuar në Tiranë, policia zbulon detajet