Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të denoncojë ato që ai i quan “100 dështimet e qeverisë Rama”. Në një status në mediat sociale, Basha shtron pyetjen se sa është numri i shkollave që janë mbyllur në Shqipëri vitet e fundit.
Më pas ai i ka dhënë përgjigje pyetjes duke thënë se numri i shkollave të mbyllura është 428, ndërsa shton se shkaqet e mbylljes së tyre kanë ardhur si pasojë e migracionit dhe lindshmërisë në rënie.