Rekord rastesh të reja me Covid në Greqi

0

Shifra në rritje në Greqi sa i përket pandemisë Covid-19. Në 24 orë, në vendin fqinj janë regjistruar 3,465 persona të prekur me Covid, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 227,247 qytetarë, 51,6% prej të cilëve janë burra. Shifra të larta edhe sa i përket viktimave. 56 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin. Ndërkohë 630 pacientë ndodhen në intubim. Zonat më të prekura mbeten Atika me 1,701 të prekur, 394 në Selanik dhe 318 në raste në Pire, shkruajnë mediat helene.

Artikulli i mëparshëmSerbia dhe Mali i Zi përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit
Artikulli i radhësE hoqën nga lista e kandidatëve për deputetë, PD e emëron Koordinator për Shëndetësinë