TRONDITËSE/ U vaksinua me AstraZeneca, mësuesja vdes nga hemorragjia në tru

0
TRONDITËSE/ Mori vaksinën AstraZeneca, mësuesja vdes nga

Një grua në Spanjë ka ndërruar jetë pasi mori vaksinën AstraZeneca. Ajo ishte me profesion mësuese dhe u vaksinua më datë 3 mars, por pak orë pasi mori dozën u ndje keq dhe u dërgua në spital. Ajo kishte dhimbje të forta koke, por mjekët e lidhën këtë me efektet anësore të vaksinës. Katër orë më pas, skaneri zbuloi grumbullim lëngu në tru, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme kirurgjikale.

Gruaja ndërroi jetë si pasojë e hemorrragjisë në tru. Në lidhje me rastin, Ministria spanjolle e Shëndetësisë e ka raportuar në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA).

Në Spanjë janë raportuar tre raste tromboze te persona që janë injektuar me vaksinën AstraZeneca, përfshirë mësuesen 43-vjeçare. Ashtu si një numër në rritje vendesh evropiane, Spanja vendosi të hënën pezullimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca për dy javë, pas raportimeve për trombozë dhe efekteve anësore tek disa pacientë.

Artikulli i mëparshëmRama paralajmëron masa më të rrepta për COVID-in/ Tubimet e Bashës janë rrezik…
Artikulli i radhësVictoria Beckham e zhytur në borxhe, David i kërkon të heqë dorë nga moda