Truproja i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka kryer vetëvrasje ditën e sotme.
Mehmet Ali Bulut, i lindur në vitin 1993, punonte në Departamentin e Mbrojtjes Presidenciale.
Kur oficeri i policisë Mehmet Ali Bulut nuk shkoi në punë gjatë ditës së sotme dhe telefoni i tij ishte i fikur, tre kolegët shkuan në shtëpinë e tij, ku e gjetën trupin e pajetë të tij.
Ai kishte lënë një letër teksa shkruante se kishte marrë “Fyerje, kërcënime, poshtërim dhe vënie në një pozicion të gënjeshtarit”. Çdo njeri ka krenarinë e tij dhe unë nuk mund t’i duroja këto fjalë”, shkroi Bulut në një shënim, raporton Cumhurriyet.
Ai gjithashtu theksoi se nuk dëshironte që eprorët e tij të merrnin pjesë në varrim, përveç një shefi të policisë.
Ndryshe, policia tashmë ka nis hetimet rreth rastit që ka bërë bujë të madhe në shtetin turk.