Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit/ Apeli Administrativ kërkesë urgjente KLGJ

0
Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit/ Apeli

Gjykata e Apelit Administrativ, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor që të gjejë ambiente për Kolegjin Zgjedhor që do shqyrtojë ankesat për zgjedhjet e vitit 2021.

Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të situatës me covid-19, ku kërkohet që të ruhet distanca mes individëve për të frenuar përhapjen e covid-19.

Gazetarja Anila Hoxha, raporton se aktualisht KLGJ po shqyrton kërkesën e Gjykatës së Apelit Administrativ dhe po mendohet që nga Apeli Administrativ i Tiranës, përkohësisht Kolegji Zgjedhor të zhvendose në sallën e “Amfiteatrit” tek poli i Drejtësisë.

Ky sugjerim konsiderohet më i përshtatshmi duke qenë se salla e amfiteatrit tek poli i Drejtësisë ka hapësirë të mjaftueshme.

Artikulli i mëparshëmMpiksje gjaku dhe pasoja të tjera të rënda? EMA vendos lidhur me vaksinën AstraZeneca
Artikulli i radhësNdizen tensionet mes Rusisë dhe SHBA/ Putin bën lëvizjen urgjente pasi Biden e quajti ”vrasës”. Do ta paguajë!