Konspiracionisti Alfred Cako i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tij që ka bërë sot në studion e emisionit ‘ABC e Mëngjesit’.
Teksa po iu përgjigjej të gjithëve atyre që e kanë ‘masakruar’ për parashikimet e tij për pandeminë. Caka nxori gishtin e mesit.
“Më kanë sulmuar shumë njerëz kur kam thënë këto gjëra. Dua t’i përshëndes të gjithë ata që më kanë sharë”, tha Cako.
Jo vetëm kaq, por ai shpërtheu i revoltuar në emision ku bëri një sërë deklaratash të forta.
“Shkoni bëni vaksinën tërë ju injorantët e partive. Futni plumb në kokë të mbani vendin e punës se nuk e meritoni. Jeni si ato bretkosat që iu kanë futur para disa vitesh në ujë të vakët dhe me modelin e bretkosës tani që iu kanë nxehur ujin, po përvëlohet dhe bëni guak guak aty tani. Kur iu flisja unë më thonit të marrë, tani çfarë do të thoni.”, u shpreh Cako.