Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që masakroi me thikë të shoqen nja natë më parë, ka vrarë veten.
Mësohet se trupi i Medinajt është gjetur i pajetë në fushën e plehrave në fshatin Sheq të Fierit, pikërisht pak metra larg shtëpisë së tij.
Sipas informacioneve, rreth 14 orë pas krimit të rëndë që kreu, Medinaj, nuk është dorëzuar në polici, por ka preferuar të vrasë edhe veten.
Medinaj, i cili ishte edhe nipi i Arben Isufaj, që njihet si “Ben Qimja”, ishte shpallur në kërkim pas krimit hororr. Një natë më parë, pas një sherri për motive banale, ai mori thikën dhe qëlloi 31 herë të shoqen Irvana Hyka, duke e lënë të renë të vdekur në vend.
Hyka ishte gjashtë javëshe shtatzënë, ndërkohë që e gjithë skena e krimit u zhvillua në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur.