Vaksina AsrtraZeneca po shkakton pasiguri në opinionin publik pas lajme që po qarkullojnë në media. Shumë vende e kanë bllokuar këtë vaksinë për popullatën.
Ditën e sotme pranë shkollës “Jan Kukuzeli” në Durrës, ku po kryen vaksinimet anticovid nuk është paraqitur ende asnjë mësues.
Burime theksojnë se puna pritet të fillojë më vonë, por gazetari i Mark Brunga bën me dije se dera e shkollës është e mbyllur për gazetarët .
Ditën e djeshme shumë arsimtarë nuk janë paraqitur për vaksinim. Ata presin rezultatet tek të vaksinuarit e deritanishëm, pasi paniku i përhapur për AstraZeneca është i ndjeshëm në opinion.