Rama e përjashtoi nga PS, por ambasada amerikane del në krah Dritan Lelit

0

Ambasada amerikane i del ne krah kryebashkiakut te Vlores Dritan Leli qe pak dite me pare u perjashtua nga radhet e PS prej kryeministrit Rama. Duke shpërndarë një postim të Lelit të dy ditëve më parë, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se ne “jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës”.

“Këndet tona Amerikanë në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”- shkruan ambasada.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama përjashtoi nga radhët e Partisë Socialiste kryebashkiakun, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Vlorës dhe të përfshihej në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Artikulli i mëparshëmU dërgua me helikopter në QSUT, ja si është gjendja shëndetësore e kandidatit për deputet në listën e PS-së
Artikulli i radhësFOTO/ Ja kush është historiani që humbi jetën në aksident