Kospiracionisti Alfred Cako i njohur për qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj COVID-19 ka dalë me një deklaratë tjetër të fortë në lidhje me pandeminë.
I ftuar në emisionin ‘ABC e Mëntgjesit’, Cako u shpreh se mutacionet e Covid-19 janë axhenda e vitit 2021 të kësaj, ashtu siç e quan ai, “plandemie”.
Sipas tij, vaksinat do të jenë vdekjeprurëse për grupmoshën mbi 65 vjeç. “Është axhenda 2021, i kanë të përcaktuara me detaje. Anglia do të mbesë deri në 2025 vetëm 10 milionë banorë nga 68 milionë. 70-80 përqind do të bëjnë vaksinën që të fitojnë imunitetin, një pjesë e madhe do të vdesin direkt.
Një pjesë do të deformohen hormonet, mbi 65 vjeç do t’i zhdukin brenda një viti. Po u bënë vaksinën pas një viti nuk do t’i shikojmë më në rrugë. Çfarë janë nëpër azile, që marrin vaksinën për një vit nuk i ke.”, u shpreh Cako.