Basha pritet nga mijëra qytetar në Gjirokastër/ Do ta çlirojmë Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Lideri demokrat i tha qytetarëve se ndryshimi ka filluar dhe më 25 prill çdo shqiptar do e votojë këtë ndryshim, për ta nxjerrë vendin nga mjerimi e papunësia. Në fjalën e tij para gjirokastritëve, Basha falënderoi për pritjen e jashtëzakonshme dhe tha se ndryshimi shihet në sytë e nënave nga Gjirokastra deri në Shkodër.“Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë. Nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 p rill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, për fëmijët e tij, për ekonominë, për Europën për punësimin. Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë. Kjo është betejë për fëmijët tuaj. Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë. ‘’- tha Basha.

Artikulli i mëparshëmDule i përgjigjet ashpër Ramës: “Kryeministri një sekser profesionist që i shikon dhe të tjerët si vetja”
Artikulli i radhësRama: S’do shihni më policë në rrugë, gjithçka do jetë online