Borrell: Brukseli duhet të rinovojë marrëveshjen e saj të emigracionit me Ankaranë

0

Në kulmin e krizës së migrimit në 2016, Bashkimi Europian ra dakord t’i japë Turqisë para për të ndaluar kalimet e paligjshme dhe për  përmirësuar në këtë mënyrë situatën e emigrantëve në Turqi.

Por mandati 5-vjeçar tani ka skaduar – dhe Josep Borrell shefi i punëve të jashtme të BE-së tha se Brukseli duhet të rinovojë marrëveshjen e saj të emigracionit me Ankaranë. Borrell theksoi se refugjatët janë ende në Turqi dhe “vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetjen tonë”.

Gerald Knaus, Kryetari i Nismës Europiane të Stabilitetit dhe gjithashtu një nga autorët e marrëveshjes së migrimit BE-Turqi në 2016 mendon se është thelbësore që marrëveshja me Turqinë të rinovohet urgjentisht:

“Këto para kanë pasur një ndikim të madh. Sot 80% e të rinjve sirianë në Turqi duan të qëndrojnë atje, 700,000 fëmijë sirianë shkojnë në shkollë në Turqi dhe migrimi i paligjshëm ka rënë. Kështu që ka funksionuar “.

Por Knaus thotë se gjërat nuk ka gjasa të përmirësohen nëse BE nuk rinovon  marrëveshjen.

Fatkeqësisht Bashkimi Europian nuk i ka propozuar një ofertë të re Turqisë për pesë vitet e ardhshme. Gjatë vitit që kaloi,  mënyra si ka BE ka vepruar me emigrantët ka qenë kundër ligjit të BE-së dhe kundër konventës ndërkombëtare të refugjatëve.

Dhe kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur. E vetmja mënyrë për ta bërë atë është rinovimi i një marrëveshje me Turqinë bazuar në ligjin ndërkombëtar.

Artikulli i mëparshëmTrendi më i ri i Gucci-t, të vishni atletet online
Artikulli i radhësNgjarje e rëndë në Vlorë/ Gruaja mban të vdekur në banesë burrin e saj/ Policia tronditet nga ajo që zbulon