Klodiana Lala plas ‘BOMBËN’/ Nxjerr me emra personazhet e njohur të krimit që rrinë pas kandidatëve dhe paralajmëron…

0
“Ky është sinjal alarmi”, Klodiana Lala plas

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka folur rreth që janë aktivizuar në fushatë elektorale dhe emra konkretë kandidatësh, që ngrenë pikëpyetje në këto zgjedhje.

“Sa herë ka fushata zgjedhore aktivizohen bandat. Janë tre ose katër banda që funksionojnë dhe kanë funksionuar historikisht në këtë qytet, në Elbasan.

Një nga eksponentët që shkaktoi incidentin në Elbasan, ka qenë pjesë e bandës së Suel Çelës. Mendoj që skandali më i madh në atë histori nuk është fakti që u përplasën disa njerëz të skeduar, por policia dhe prokuroria nuk reaguan. Policia nuk shoqëroi ato personazhe. Lufta është e fortë në Elbasan. Ka patur dy banda, një që kanë mbështetur PD-në, Capjat, ndërsa grupi tjetër PS-në.

Incidenti që ndodhi pak ditë më parë, është incident që është sinjal alarmi. Në Elbasan ka para të pista, trafik droge, rrugë komunikimi për trafik heroine. Janë njerëz të rëndësishëm të trafikut të kokainës, që kanë aktivitet në Amerikën latine dhe Dubai. Paratë do të hidhen për fushatë.

E shoh si një fushatë të ashpër. Këtë herë kemi një karakteristikë tjetër, bëhet fjalë edhe për emra të caktuar.

Kemi x kandidat të 20-ti në listë, do të tentojnë të thyejë herësin. Këtu mund ti duhet mbështetja e grupeve kriminale.

Këtë herë nuk kemi kriminelë të këtij kalibri, por janë grupet kriminale që po financojnë individë pa rekorde kriminale.

Përvec Elbasanit, shoh si shumë problematike Durrësin. Edhe atje ka patur banda që kanë mbështetur individë të caktuar.

Shoh si shumë problematike Fierin, gjithmonë ka luajtur balancat. Është një qytet që asnjëherë nuk ka shënuar krimet e rëndë që kemi parë.

Aqif Rakipi i larguar nga dekriminalizimi, ka të birin në listë. Në anën ligjore nuk ka pengesa, por moralisht nuk duhet të ishte në listë.

Kemi rastin e Ilir Ndraxhit, që në përgjimet e Avdylajt, ishte i preferuari i grupit kriminal. Se sa do të ndikojnë Avdylajt? Nuk e di

Nga PD kemi Rezart Tushën, pretendohet për një dëbim nga Zvicra, me dyshime për lëndë narkotike… Ai e ka mohuar, thotë më kanë dëbuar sepse më ka mbaruar leja e qëndrimit. Mendoj se kandidon nën muskujt e të fortëve. Nuk e di çfarë do të vendosë KQZ, por mendoj se nuk duhet të lejohet përderisa është dëbuar nga një vend.

Kemi Jurgis Cyrben të përgjuar me Shullazin, Ai nuk ka probleme me ligjin, por moralisht a më lind dyshimi, të mendoj se ai mund t’i marrë votat me të fortë? Kemi Rrahman Rrajën, një person me shumë dritëhije. Jemi dëshmitar, se si ai manipuloi një ngjarje me një polici të tërë”, tha ndër të tjera Lala në TPZ.

Artikulli i mëparshëmKonsiderohej si talenti i basketbollit, gjendet e vetëvarur në mënyrë të mistershme 16-vjeçarja/ Ja çfarë i kërkoi gjyshes para se të dilte nga banesa
Artikulli i radhësKQZ iu dërgon ultimatumin e prerë partive politike për zgjedhjet e 25 prillit: Tregoni maturi dhe vetëpërmbajtje!