Tronditet opinioni publik në Serbi nga një ngjarje e rëndë, bëhet me dije se një 16-vjeçare është gjetur e vetëvarur në Serbi. Akoma nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë. E reja konsiderohet si talenti i ri në basketbollin serb.
Presidentja e klubit serb Partizani, Bojana Jankoviç ka deklaruar se është e befasuar nga lajmi i hidhur, duke shtuar se nuk kishte vërejtur ndonjë situatë problematike tek e ndjera.
E cilësuar si një yll në ngjitje te Partizani i Beogradit, basketbollistja serbe ishte shpesh në fokusin e mediave dhe opinionit publik atje.Ndarja nga jeta e adoleshentes mbart shumë mister, pasi janë ende të panjohura rrethanat. Mediat vendase raportojnë se ditën e ngjarjes e ndjera i kishte kërkuar gjyshes ti gatuante petulla dhe kishte dalë të shëtiste qenin. Pak kohë më vonë ajo u gjet e vetëvarur në shtëpinë e saj në Batajnica.
Presidentja e klubit rrëfen: “Ajo ishte e ardhmja e basketbollit tonë dhe një nga talentet më të mëdha. Askush nuk ka një shpjegim pse ndodhi kjo. Fatkeqësisht, ne morëm një shuplakë në fytyrë nga realiteti”, tha Jankoviç.