Kessie: Eliminimi nga Europa League? E paguam shtrenjtë…

0
Kessie: Eliminimi nga Europa League? E paguam shtrenjtë...

Si gjithmonë ndër më të mirët për Milanin, por prej disa ndeshjes forca e tij nuk mjafton më për të shtyrë ekipin drejt rezultateve më të mira.

Franck Kessie nuk fshihet në fushë e nuk e bën diçka të tillë as pas ndeshjes së djeshme kur deklaroi: “Më shumë keq më vjen sepse ishte një takim ku mund të bënim më tepër. Mjaftonte të mos humbnin sepse kishim një avantazh të lehtë falë barazimit të sfidës në “Old Trafford”.

Gabuam në menaxhimin e një topi në zonën tonë dhe e paguam menjëherë shtrenjtë gabimin tonë. Kur pëson një gol në atë mënyrë gjithçka ndërlikohet ndjeshëm”. Nuk ka kohë për vajtim sipas afrikanit. Ai fton ekipin të mendojë për sfidën e radhës sepse Milani ka ende synime.

“Tashmë nuk na ngelet gjë tjetër veçse të punojmë e të synojmë për një renditje të mirë në kampionat deri kur të përfundojë sezoni. Është objektivi ynë kryesor e do të përpiqemi deri në fund për ta arritur. Vetëm ai na mbetet dhe mendoj se i kemi mundësitë për ta realizuar atë synim”, përfundoi Kessie.

Artikulli i mëparshëmDalin detajet e para nga atentati në Durrës/ Një makinë i preu rrugën dhe më pas e qëlluan
Artikulli i radhësLajme të mira për Pirlo-n, futbollisti shërohet plotësisht nga Covid