Theo Hernandez, i vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, foli për Sky në lidhje me çmimin e marrë: “Unë jam i lumtur për këtë çmim të rëndësishëm, dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, sepse pa ata nuk do ta kisha fituar” .
Mbrojtësi 23 vjeçar i tha këto fjalë gjatë “Gran Galà del Calcio AIC”, një event i organizuar nga Shoqata e Futbollistëve Italianë për të shpërblyer lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar.