19-vjeçarja me Covid-19 sjell në jetë foshnjën tek “Shefqet Ndroqi”

0

Një 19-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Lindja është realizuar në ambientet e spitalit Covid 2 në bashkepunim me kolegët e spitalit Obsetrik Gjinekologjik “ Koço Glozheni”.  Mësohet se prej më se 10 ditësh, nëna e re e diagnostikuar me Covid-19 trajtohej në shtëpi. Por, pasi gjendja e saj shëndetësore nisi të rëndohej, 19-vjeçarja Manuela Hemollari u shtrua tek “Shefqet Ndroqi”, më 9 mars. Hemollari ka Pneumoni Bilaterale për shkak të koronavirusit e ka sjellë në jetë fëmijën më 12 mars. Lajmi është ndarë në rrjetet sociale nga një mjeke e spitalit.

“Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes”, shkruan mjekja Alma Cani në mediat sociale.

Artikulli i mëparshëmBasha takon drejtuesit e qarqeve tre ditë para nisjes së fushatës
Artikulli i radhësDy ditë më parë mori vaksinën, infektohet kryeministri i Pakistanit