40% e popullsisë e imunizuar nga Covid: Tirana arrin imunizim e tufës përpara verës

0
This image has an empty alt attribute; its file name is covid-pasoja-765x383.jpg

Afro 40% e popullsisë në Shqipëri është imunizuar nga Covid-19. Mjeku imunolog, Genc Sulcebe thotë se çdo muaj afro 6% e popullsisë rezulton e infektuar me koronavirus.

“Në këtë vale të tretë ne jemi në përqindjen e imunizimit natyral që në prag republike po shkon 35-40 %. Nëse do e llogarisim që kemi një rritje prej 5-6 % në muaj”.

Përpara verës kryeqyteti arrin imunitetin e tufës.

“Vetëm në tiranë kjo shifër është pothuajse dyfish më e lartë. 60%, i cili me variantet e reja shume efektive të arrijë deri 75 -80%. Shpresojmë që para Verës imunizimi për Tiranën”.

Por si do jetë kjo verë për shqiptarët?

“Do jemi shume më mirë sesa vjet. Imunizimi është rritur shumë herë më tepër. Vjet në pragun e verës ishin 7,5 % tani jemi shume më tepër, kemi edhe impaktin e vaksinës”.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, deri tani Shqipëria ka regjistruar afro 121 mijë të infektuar.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 prek lojtarët e kombëtares U-21, ja ndryshimet e reja
Artikulli i radhësÇifti i çuditshëm; Putin dhe Erdogan kanë formuar një vëllazëri pushteti