Basha nxjerr të dhënat e KLSH-së: Vilma Nushi e “Check up-it” mori nga xhepat e shqiptarëve 6 milionë euro për shërbime që nuk i kreu

0
Basha Okok (2)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rendit të tjera dështime të kryeministrit Edi Rama, sipas tij, në këto tetë vite qeverisje.

Këtë të diel, Basha ka publikuar në “Instastory” një video-mesazh, ku thekson se sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit koncesioni i “Check up-it” ka marrë 6 milionë euro për shërbime të pakryera.

Mesazhi i Bashës:

“34 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në tetë vite. Cila është shuma që koncesioni i “Check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera?

Përgjigjja: 6 milionë euro sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekë pa rritje pagash.

Artikulli i mëparshëmKryemadhi me naftëtarët në Fier/ Punonjësi: Rafinerinë e Ballshit e ka në dorë mafia
Artikulli i radhësTiranë/ E mashtron dhe i merr 160 mijë lekë 45-vjeçares, shpallet në kërkim një grua