Kryeministri italian Mario Draghi deklaroi se ai personalisht do të merrte vaksinën AstraZeneca, por mbrojti pezullimin e përkohshëm të kësaj jave për shqetësimet në lidhje me efektet anësore të mundshme.
Italia rifilloi përdorimin e vaksinës anglo-suedeze të Premten pas një dritë jeshile nga Agjencia Europiane e Barnave, pas një pauze tre ditore për shkak të frikës për mpiksjen e mundshme të gjakut.
“Po, unë do të marr AstraZeneca. A ishte një gabim të pezullohej vaksina? Jo,” tha Draghi, duke shtuar se ishte detyra e qeverisë të merrte atë vendim pasi problemet shëndetësore ishin shfaqur në disa vende.
Duke folur pasi kabineti i tij miratoi rreth 32 miliardë euro masa stimuluese për të mbështetur ekonominë e dëmtuar, Draghi tha se ishte i bindur se çdo hezitim i italianëve për të marrë vaksinën do të ishte i përkohshëm.
Dekreti i ri i shpenzimeve, i cili ishte buxhetuar tashmë nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Giuseppe Conte që dha dorëheqjen në janar, financon skemat e mëparshme dhe grante për bizneset e detyruara që të mbyllen nga bllokimet e koronavirusit.
Dekreti rrit përfitimet për të papunët dhe siguron financim të ri për shërbimin shëndetësor, ndërsa spitalet italiane po përballen me një rritje të qëndrueshme të infeksioneve të koronavirusit.
Qeveria gjithashtu zgjati një ngrirje të pushimit nga puna e cila pritej të skadonte më 31 mars. Për bizneset e mëdha që kanë qasje në skemat e ardhshme zgjatja zgjat deri në fund të qershorit, ndërsa për firmat e vogla ajo vazhdon deri në tetor.
Ndalimi i pushimit nga puna u prezantua vitin e kaluar për të parandaluar një rritje të papunësisë ndërsa ndërmarrjet dhe dyqanet ishin mbyllur për të frenuar përhapjen e COVID-19.