Dy ditë më parë mori vaksinën, infektohet kryeministri i Pakistanit

0

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan është infektuar me koronavirus, vetëm dy ditë pasi mori vaksinën kundër këtij virusi. Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, i cili deklaroi se 68-vjeçari Khan është vetëizoluar në shtëpi dhe do të kryer prej atje detyrat shtetërore.

Sipas Al Jazeera, Khan, 68-vjeç, u vaksinua të enjten me vaksinën e prodhuar kineze “Sinopharm”, teksa vendi lufton me valën e tretë të pandemisë. Sipas universitetit Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë, Pakistani regjistron mbi 620 mijë të infektuar me koronavirus dhe 13 799 viktima.

Artikulli i mëparshëm19-vjeçarja me Covid-19 sjell në jetë foshnjën tek “Shefqet Ndroqi”
Artikulli i radhësBritania, rekord me vaksinimin. Gjysma e popullsisë së rritur merr të paktën 1 dozë të injeksionit