I riu me mllef ndaj politikës sulmoi zyrën e PS dhe postoi gjithçka online

0

Në orët e para të mëngjesit në Fier janë sulmuar me gurë duke dëmtuar xhamat, zyrat elektorale të PS dhe PDIU. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Bashkëkryetari i shtabit elektoral të PS-së në lagjen 1 Maji, Aljosha Doko, tha se veprimi i thyerjes së zyrave ishte i turpshëm, dhe drejtoi gishtin nga kundërshtarët, edhe pse nuk pranoi që të thoshte emra.

Por i riu që sulmoi zyrën e PS e kishte postuar veprimin e tij online. Ai e dërgoi videon e mëposhtme te JOQ me mesazhin e tij kundër Rilindjes.

Artikulli i mëparshëmTjetër ngjarje tronditëse/ 35-vjeçari shqiptar i infektuar me covid-19 ndërmerr aktin ekstrem
Artikulli i radhësThemeluesi i BioNTech optimist: Pandemia do të jetë nën kontroll deri në fund të verës