Kur do të shpëtojmë nga COVID në Shqipëri? Pipero bën parashikimin befasues…

0
Kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria? Pipero bën

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh dhe se vera do të jetë e qetë e deri nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Siç u shpreh mjeku, një pjesë e madhe e ka kaluar virusin dhe se me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Pipero shtoi se në 4-5 muaj Shqipëria mund të arrij imunitetin kolektiv.

“Nuk besoj në teorinë e valëve të jashtëzakonshme të Covid. Një pjesë e madhe e ka kaluar. Por, fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh.

Me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Besoj që në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe besoj që vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen.

Ne e kemi strukturën, problemi është tek mundësia për t’u furnizuar me vaksina.

AstraZaneca ka një nivel imunizimi shumë të mirë, por veçanërisht pas frenimit duhet shumë sforco për të gjetur vaksinat.

Mundësia për t’u vaksinuar është. Besoj do kemi sasi të mjaftueshme shumë shpejt”, tha Pipero.

Artikulli i mëparshëmItalia gjen ilaçin kundër Covid, brenda dy javësh gati tableta që të shëron duke qëndruar në shtëpi
Artikulli i radhësNuk e paskemi ditur! Eni Çobani paska teze politikanen e njohur…