Ky është Albert Zaja, i sapo arrestuari nga RENEA (VIDEO)

0

Ky është momenti i parë pas arrestimit të Albert Zaja.

I riu nga Nikla e Fushë Krujës, akuzohet se është autori i dyshuar i vrasjes së Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt 2021 në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Ai është kapur ndërsa ka tentuar të arratiset, ndërsa pistoletën e kishte futur në baltë, siç mund ta shikoni në videon më poshtë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Nikla’.

Operacioni nga Forcat Speciale ‘RENEA’.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendndodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Nikla’.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ kryer në bashkëpunim.

Operacioni vijon për kapjen e autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.

Artikulli i mëparshëmBritania, rekord me vaksinimin. Gjysma e popullsisë së rritur merr të paktën 1 dozë të injeksionit
Artikulli i radhësPërmbytet sërish Vlora e Edi Ramës