Manastirliu inspekton punimet në spitalin e ri në Kukës: Investimi më i mirë, vijohet me vaksinimin në mënyrë intensive

0
Manastirliu inspekton punimet në spitalin e ri në Kukës: Investimi më i mirë, vijohet me vaksinimin në mënyrë intensive

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndodhej sot në Kukës për të inspektuar më nga afër punimet në Spitalin e ri të Urgjencës.

Siç u shpreh dhe ministrja, ky spital i ri, sallat e Kirurgjisë dhe Materniteti i ri janë pjesë e transformimit të korpusit spitalor, investimi për qarkun verilindor.

Manastirliu thkesoi se pavarësisht pandemisë, puna nuk është ndalur sa i përket investimeve në kantierët e Shëndetësisë.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë kujtoi se në Kukës, ashtu si në të gjithë vendin, po vijohet aktualisht edhe me procesin e vaksinimit të arsimtarëve.

“Është fantastike, investimi më i mirë për Kukësin. Puna nuk ka ndalur në asnjë moment. Ndërkohë që vijojmë me vaksinimin e të gjithë arsimtarëve në Kukës. Vijojmë në të gjitha pikat e përqëndruara dhe ato të moshës 80 vjec, tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtarë që janë vaksinuar, dhe në ditët e javshme do të vijojë në mënyrë intensive”, tha Manastirliu.

Artikulli i mëparshëmBurrel/ I vendoset tritol banesës së punonjësit të SHISH (EMRI)
Artikulli i radhësShumë zona të Tiranës pa energji elektrike, çfarë po ndodh