Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Edmond Koçit, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se autorët e vrasjes së 40-vjeçarit mund të jenë të njëjtit që në 25 janar të këtij viti vranë mikun e tij, shtetasin Edmir Bregu, i njohur ndryshe edhe si Ilir Kuçi.
Po ashtu vrasja e 40-vjeçarit ka ndodhur në të njëjtën rrugë, vetëm pak metra ku u ekzekutua edhe Ilir Bregu.
Si ndodhi vrasja
Ekzekutimi ndodhi mëngjesin e sotëm (20 mars) rreth orës 08:40, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Edmond Çekiçi po lëvizte me makinë ndërkohë që një tjetër automjet i ka prerë rrugën.
Në këtë moment, kur shoferi i Edmond Çekiçit ka dalë nga mjeti për të pyetur se çfarë ka, një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar për vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar.
Ndërkaq një automjet, me targa të vjedhura, u gjet i djegur në fshatin Katund Sukth të Durrësit, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Makina e djegur
Ndërkaq, pas krimit një makinë u gjet e djegur në zonën e Sukthit, mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit. “Panorama” mëson po ashtu se brenda makinës policia ka gjetur edhe armën e krimit, një kallashnikov.
Dëshmia e shoferit
“Në mengjes prane shtepise se babait te Mondit na preu rrugen nje makine e zeze Benz. Ata ishin te maskuar me kapuca dhe shall. Une dola menjehre nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur qe eshte aty ku kishim ndaluar. Po te kisha qendruar do me kishin vrare edhe mua. Une nuk di kush ka patur konflikt me Mondin”, mësohet të ketë deklaruar shoferi i viktimës, që punonte prej pak kohësh për të./ Panorama/