Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Moderatori Blendi Fevziu ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar këtë festë. Ai i ka nxjerrë disa dokumente të rralla.
“Edhe fotografitë janë ruajtur në korniza. Kanë vënë emrin e katragjyshes që e kanë ruajtur i takojnë Babait të Pogradecit. Tani unë edhe kaq sa mbaj mend, mirë që i mbaj mend se kam qenë 7 vjeç. Tani edhe një pozë,” dëgjohet Fevziu në video.